LAJMI I FUNDIT:

Ministrat në detyrë, Reka e Vitia diskutojnë për kontributin e BE-së gjatë pandemisë

Ministrat në detyrë, Reka e Vitia diskutojnë për kontributin e BE-së gjatë pandemisë

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka takuar sot ministrin në detyrë të Shëndetësisë,  Arben Vitia, me të cilin diskutuan për punët dhe ndërveprimet e përbashkëta të institucioneve të Republikës së Kosovës në trajtimin e parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të coronavirusit si dhe adresimin e përmbushjen e kërkesave të ndryshme, të cilat burojnë nga kjo pandemi.

Në këtë takim, Reka e njoftoi ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me angazhimin e Komisionit Evropian për të liruar nga kufizimi eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhet përmes transferimit të përvojës dhe furnizimi i pajisjeve dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore, pjesë e një përgjigje të përbashkët evropiane në drejtim të luftimit të pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim, siç njoftoi ai, Komisioni Evropian ka realizuar konsultimet me shtetet anëtare të BE-së për një rregullore për të rregulluar skemën e autorizimit të eksportit të vendosur më 15 mars si një masë emergjente që përfundon më 25 prill 2020.


“Propozimi mbi rregulloren e re parashikon përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga skema. Kjo rregullore, pritet të hyjë në fuqi më 26 prill 2020, e cila përfshinë përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet në eksportet e furnizimeve mjekësore që vijnë nga BE, marrë pasur parasysh që këto vende janë angazhuar në një proces të thellë integrimi në Bashkimin Evropian”.

Po ashtu, Vitia u njoftua për mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të kërkesave dhe koordinimit të Kosovës me shtetet anëtare të BE-së për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmave të natyrave të ndryshme në menaxhimin dhe tejkalimin me sukses të kësaj pandemie.

Nga ana e tij, Vitia shprehu falënderimin për bashkëpunimin e ndërsjellë në sfidën tonë të përbashkët në parandalimin e kësaj pandemie, si dhe kontributin e pakursyer të gjitha institucioneve vendore, shteteve anëtare të BE-së, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, të cilët janë ndër mbështetësit kryesor të Republikës së Kosovës në këto ditë jo të lehtë në trajtimin e parandalimit të përhapjes të virusit korona COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori