LAJMI I FUNDIT:

Në kohën e karantinës, Rita Ora publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e kaluar me kushërinjtë e saj në Prishtinë

Në kohën e karantinës, Rita Ora publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e kaluar me kushërinjtë e saj në Prishtinë
Foto: DrSkip/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë të izolimit po qëndron në një shtëpi në fermë, në periferi të Londrës.

Ajo ka qenë pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo duke krijuar lidhje direkte me ta.

Duke qenë se në këtë kohë pandemie, shumë njerëz po hapin arkivat duke publikuar fotografi të tyre nga e kaluara, duket se njëlloj kanë bërë edhe disa nga familjarët e këngëtares.


Rita Ora (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Një nga kushërinjtë e afërt të Ritës, ka publikuar së fundmi në Instagram një koleksion fotografish, të realizuara shumë vite më parë, kur Rita ishte vetëm një fëmijë.

Këto fotografi janë realizuar në Prishtinë dhe tregojnë momentet e këndshme që artistja kalonte bashkë me familjarët e saj në vendlindje.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Të njëjtin imazh, Rita e ka rishpërndarë me 16.2 milionë ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar kështu se ndjen mall për kohën e fëmijërisë dhe vitet kur vinte më shpesh në Kosovë.

Ajo përndryshe këto kohë po vazhdon edhe të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Magazina
Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër

Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër

Magazina
Drenusha Latifi e bindur se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova 3

Drenusha Latifi e bindur se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori