LAJMI I FUNDIT:

Osmani paralajmëron uljen e kohëzgjatjes së orës policore në Maqedoni

Osmani paralajmëron uljen e kohëzgjatjes së orës policore në Maqedoni

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani informon se në Shtabin Qendrorë po diskutohet shkurtimi i kohëzgjatjes së orës policore.

“Sot në shtabin qëndror të krizave u diskutua kërkesa që ora policore nga kjo jave të jetë nga ora 19:00 deri 05:00!”, shkruan Osmani.

Lehtësim të lëvizjes së qytetarëve ka paralajmëruar edhe Kryeministri teknik Oliver Spasovski i cili dje deklaroi se pas festave të një majit, rrjedha normale e jetës do të fillojë të kthehet.


https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/1246757968861437