LAJMI I FUNDIT:

Vesa Smolica thotë se ia kanë vjedhur idenë e klipit të saj më të ri

Vesa Smolica thotë se ia kanë vjedhur idenë e klipit të saj më të ri
Vesa Smolica (Foto: Instagram/smolicavesa)

Pandemia coronavirus ka bërë që artistët shqiptarë të jenë më kreativë sa i përket realizimit të projekteve të tyre.

Njëjtë ka vepruar edhe këngëtarja Vesa Smolica, e cila përmes projektit të ri muzikorë do të publikojë videot e protagonistëve të ndryshëm në klipin e këngës.


Kënga do të jetë në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula, ndërsa këngëtarja ua kishte treguar më herët idenë fansave të saj.

Porse, ideja e saj duket të jetë kopjuar. Kështu të paktën duket përmes një postimi që ajo e ka bërë në profilin e saj në Instagram, duke se theksuar se kjo nuk është e gjitha, pasi shumë gjëra të reja nuk janë shpalosur ende.

Postimi i Vesa Smolicës (Foto: Instagram)

“Dëgjova që më kanë vjedhur idenë e videoklipit në mungesë talenti dhe futjes në funksion të trurit për ide inovatore. Kopjues të këqij, sepse fatmirësisht e gjithë ideja nuk është shpalosur ende. Tash e keni vulosur që jeni duke më përcjellë me vëmendje në çdo hap, veçse nuk bëni zë. Ju dua fansa”, ka qenë shkrimi i Vesës.

Përmes këtij projekti, këngëtarja ka ndër mend që në klipin e ri të shfaqë copëza videosh nga njerëzit e zakonshëm të realizuar në këto ditë karantine. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori