LAJMI I FUNDIT:

Javë e vranët dhe me shi

Javë e vranët dhe me shi
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit në gjysmën e dytë të javës.

IHK njofton se vranësirat fillimisht do të jenë transparente por gjatë ditës ato do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu, më vonë, kryesisht gjatë natës rigat e shiut do të intensifikohen, duke kaluar në formën e intensitetit mesatar deri të lartë.

Në viset malore temperaturat minimale të mërkurën dhe të enjten do të lëvizin rreth zeros, ku atje reshjet priten të jenë me intensitet më të lartë dhe herë- herë mund të shoqërohen me fjolla dëbore.


Temperaturat do të shënojnë rënie, sidomos në vlerat e maksimaleve, deri sa temperaturat minimale mbeten mbi vlerat e zeros. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira për shkak të aktivitetit meteorologjik gjatë katër ditëve vijuese.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori