Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se me pranimin e një mijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, ka humbur vlera e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, me këtë duhet të dyshohet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me këtë vend.
Teksa i bën thirrje qeverisë që sa më shpejt “të hedh në shportë” këto ndihma, ai kërkon urgjentisht të hetohet pranimi i një mijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia. Në të kundërtën, ai bën të ditur që bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti do të jetë i ngrirë.
Nasim Haradinaj për KosovaPress, thotë se është gabim dhe nënçmim i madh për Kosovën që të pranohen këto ndihma nga një vend i cili ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Pranimi i këtyre është një nënçmim për këtë popull, një nënçmim për luftëtarët, një nënçmim për bashkë-vuajtësit prej luftës së Dytë Botërore e këtej, që kanë bërë për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatori serb. Arsyeja është kjo, nëse askund nuk do të kishin mundur të gjenin arsye, këta e dinë kur i kanë ofruar shteti i Kosovës ndihmë Serbisë atëherë kur pati tërmet dhe i ka refuzuar. Kur Mali i Zi i refuzon respiratorët, ku vetëm 10 respiratorë mund të kushtojnë sa gjithë kjo ndihmë që ka bërë 20-30 mijë euro… Unë mendoj që është e paarsyeshme, gabim dhe të çon aty me menduar që, atëherë duhet të dyshoj se mos Albini ka pasur dhe ka kryer një marrëveshje. Kjo ia ka humbur tash formën dhe vlerën edhe dialogut”, deklaron Haradinaj.
Sipas tij, ndihmat duhet të pranohen nga vendet të cilat kanë njohur Kosovën, meqë, siç thotë ai, Serbia ka vrarë e dhunuar me mijëra civile në Kosovë, e pranimi i ndihmave për të janë më tepër se tradhti.
“Këta është dashur si qeveri t’i refuzojnë, dhe të tregojnë se ne kemi nevojë për ndihma por jo donacione humanitare sepse gjakqori nuk mund të jetë humanitar, ose nuk mund të dëshmojë që na donë dhe është humanitar me ne, përderisa ai ende nuk na i ka kthyer eshtërta e të vrarëve dhe kufomat…Ne e kemi bërë një kërkesë në emër të veteranëve, sot duhet botërisht që ato që i ka marrë t’i hedh në shportë, përndryshe OVL-UÇK nëse nuk vepron, i ka marrëdhëniet e ngrira me këtë qeveri sa do që të zgjasë. Unë e di që për Albin Kurtin nuk do të thotë shumë”, shton Haradinaj.
Ai kërkon që organet e hetuesisë të reflektojnë, e po ashtu të shkarkohen personat të cilët kanë pranuar këto ndihma.
“Mendoj që qeveria sot duhet të reflektojë, po ashtu edhe organet e hetuesisë duhet të reflektojnë. Dhe të shikohet se në bazë të ç’kafit kanë marrë pjesë. Kur Kurti shkarkon njerëz për një deklaratë unë pres që qeveria Kurti të shkarkojë njerëzit që kanë pranuar dhe kanë marrë këtë donacion nga Serbia”, thekson ai.
Për këtë kanë reaguar edhe të shumtë përfaqësues politikë, derisa kanë kërkuar që këto ndihma të hidhen në shportë, por jo edhe presidenti i shtetit dhe liderët e partive politike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti të premten ka konfirmuar se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për coronavirus./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri