LAJMI I FUNDIT:

Venko Filipçe: E ndjekim me kujdes situatën në Pollog

Venko Filipçe: E ndjekim me kujdes situatën në Pollog

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjitha rajone në vend kanë qasje të barabartë rreth testimeve të Covid-19.

Filipçe numrin e vogël të personave të infektuarve në rajonin e Pollogut ku popullsia është shumë aktive, e arsyetoi me atë se gjithçka ka të bëjë me kontaktin primar dhe mënyrën e se si bartet virusi.

“Rreth rajonit të Pollogut… Qasja është e njëjtë, do të thotë numri i madh i personave të diagnostifikuar në rajone të caktuara ka të bëjë me kontaktin primarë dhe bartjen e virusit. Në rajonin e Pollogut, rastin që kishim me ambulancën në Bogovinë vendosi në izolim mbi 150 persona”.


Bogovina me 10 raste me Covid dhe mbi 150 persona në izolim
Lexo po ashtu Bogovina me 10 raste me Covid dhe mbi 150 persona në izolim

“Ne për momentin nuk mund të vlerësojmë se sa prej atyre personave do të zhvillojë simptome. Sipas bisedave me epidemiologët, këto kontakte janë kapur herët do të thotë eliminohet mundësia që ata ta kishin shpërndarë tek persona të tjerë. Megjithatë po e ndjekim situatën”, theksoi Filipçe.

Ndryshe në Bogovinë të Tetovës së paku 10 pacientë kanë dalë pozitiv në coronavirus pasi më herët është vërtetuar virusi tek një mjek amë.

Si pasojë të vizitës tek mjeku, 156 persona tashmë ndodhen në vetizolim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori