LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Qytetarët po i kryejnë detyrat e tyre, qeveria e shkarkuar po dështon duke mos bërë testim masiv

Veseli: Qytetarët po i kryejnë detyrat e tyre, qeveria e shkarkuar po dështon duke mos bërë testim masiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se gjatë të premtes ka vizituar fshatin Kijevë të komunës së Malishevës, ku ka takuar bujqit të cilët tashmë kanë filluar mbjelljet pranverore.

Veseli tha kjo është komuna më e prekur nga coronavirusi dhe se meriton më shumë mbështetje nga qeveria qendrore.

“Vizitova fshatin Kijevë të komunës së Malishevës për të parë nga afër bujqit që janë duke bërë mbjelljet pranverore. Fal punës së tyre të palodhur ne kemi furnizim të rregullt me ushqim. Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për të ndihmuar fermerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë. Kjo komunë është më e prekura nga pandemia e coronavirusit e meriton më shumë mbështetje prej qeverisë qendrore”, shkruan Veseli.


Kryetari i PDK-së, në një postim në Facebook, ka theksuar se qytetarët janë duke mbajtur kujdesin personal, mirëpo që sipas tij qeveria po dështon me detyrat e saj.

“Iu kërkova ndërkohë që të tregohen sa më të kujdesshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente. Qytetarët janë duke mbajtur me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qëveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë. OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virus. Nëse do të ndërmerrnim politikën e testimit masiv, gjurmimit dhe trajtimit do të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori