Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa, për nëntë të tjerë priten rezultatet gjatë ditës së sotme.
11 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi, pra në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë në kujdesin intensiv. Nga këta të fundit, është edhe një shtatzënë, për të cilën është raportuar ditë më parë, rast i konfirmuar me korona virus.
Kështu ka bërë të ditur për KP infektologu Murat Mehmeti, i cili pas vizitës së pacientëve ka treguar për gjendjen e tyre.
“Mund të ju them që momentalisht janë 51 pacientë të shtrirë, të cilët janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Ndërkohë që kemi nëntë raste në pritje të rezultateve. Të cilët janë pranuar, janë testuar dhe presin rezultatet e testeve. Nga këta 51, përkatësisht 60 raste, por 51 të cilët janë të konfirmuar i kemi gjithsej 11 pacientë të cilët janë oksigjeno-terapi. Do të thotë janë pacientë me gjendje të rëndë të cilët kanë pa mjaftueshmëri respiratorë dhe kanë nevojë për oksigjen. Gjithë këta 11 kanë nevojë për oksigjen dhe mund të ju them se është gjendje e rëndë e tyre. Dhe janë dy pacientë në mjekimin intensiv, veç jeni të informuar që është një shtatzënë dhe një pacient tjetër i cili është po ashtu në gjendje më të rëndë, derisa ndodhet në dhomën e mjekimit intensiv”, deklaron Mehmeti.
Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë, i cili ka qenë i infektuar me coronavirus. I njëjti kishte jetuar në Ferizaj, dhe ishte vozitës në kampin e “Bondsteel”. Trupi i këtij të fundit është bartur nga Klinika Infektive në makinën e shërbimeve funerale.
“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë natës së mbrëmshme prej ekipes kujdestare të cilët e kanë përcjellë vazhdimisht, dhe ka pasur ndryshime të theksuara në mushkëri. Dhe përkundër gjitha masave të ndërmarra ranimatore, megjithatë ka përfunduar me vdekje për fat të keq”, thekson Murat Mehmeti.
Gjatë pasdites të së premtes, para Klinikës Infektive kanë qëndruar një numër i madh i personave, të cilët kanë pritur të testohet për covid-19.
Siç mëson KP ata ka tash e sa ditë që qëndrojnë në karantinë, dhe sot do të bëjnë testet, për t’u verifikuar nëse janë të infektuar me këtë virus. Për këtë ka treguar edhe infektologu, Murat Mehmeti.
“Në pjesën e poshtme janë kolegët e tjerë të ci lët do të bëjnë testimet dhe, me siguri janë duke pritur për testim”, shton Mehmeti.
Veç tjerash, Murat Mehmeti tregon se gjendja është e menaxhueshme situata pandemike në Klinikën Infektive. Megjithatë, në rast se do të ketë përkeqësim të gjendjes së pacientëve duhet të barten në kujdesin intensiv.
Sot është shënuar viktima e dymbëdhjetë me korona virus, ndërsa janë 79 të cilët janë shëruar deri më tani, ndërkaq numri total i personave të infektuar deri pasditen e së premtes është 449.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri