LAJMI I FUNDIT:

Rreziku që të infektohen me COVID-19 po u vjen nga rrugët për shkak të një shprehie të keqe, India me dënime të ashpra për të gjithë ata që pështyjnë

Rreziku që të infektohen me COVID-19 po u vjen nga rrugët për shkak të një shprehie të keqe, India me dënime të ashpra për të gjithë ata që pështyjnë

Në Indi janë zgjeruar masat mbrojtëse që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë së coronavirusit, kështu në këto masa nga tani ndalohet që çdo person të pështyjë në rrugë, të shet alkool e cigare, kurse është e obligueshme bartja e maskave mbrojtëse.

Të gjithë ata persona që pështyjnë në hapësirat publike në Indi do të dënohen me gjoba të majme, por edhe me burgim deri në një vit, ka bërë të ditur qeveria e këtij vendi pasi që numri i të infektuarve me coronavirus ka shkuar në mbi 13 mijë, transmeton Telegrafi.

Pështymja nëpër rrugë është një problem serioz në shtetin me 1.3 miliard banorë, ku dita ditës kjo shprehi e keqe po ua vështirëson punën ekspertëve shëndetësorë në luftimin e COVID-19.


Qytetarët e Indisë zakonisht pështyjnë pas pirjes së cigares, ngrënies së gjetheve të çajit dhe arrave, edhe pse tashmë në disa vende të Indisë aplikohen masat e ndëshkimit, por qytetarët deri më tani nuk e kanë marrë seriozisht.

Ashpërsimi i masave mbrojtëse nga ministria e Punëve të Brendshme në Indi, vjen si rezultat i një sërë incidentesh ku qytetarët i kanë pështyrë infermieret dhe mjekët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori