Komunat e Kosovës, po kërkojnë që Pakoja Emergjente Fiskale të filloj të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që lufta në parandalimin e COVID-19, të jetë sa më efikase, dhe se kjo është në të mirën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Këtë kërkesë, kryetarët e komunave e patën edhe gjatë mbledhjes që pati Këshilli i kryetarëve të Asociacionit të Komunave ditë më parë në Drenas.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se disa komuna kanë filluar të rialokojnë mjetet financiare, por kjo nuk është e mjaftueshme.
“Edhe Këshilli i kryetarëve në takimin në Drenas por edhe në konsultat që i kemi me kryetar, ata për shkak të mundësive të vështria të rialokimit të mjeteve komunale brenda buxhetit, tash ata munden deri në 5% të nënkategorive për investime kapitale, munden me i rialoku, por nuk munden më shumë se 5%. Shumë komuna i kanë rialoku mjetet nga investimet kapitale për luftën kundër COVID-19, por nuk është e mjaftueshme”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi tha se është e nevojshme që 10 milionëshi i premtuar në Pakon Emergjente Fiskale, të filloj të zbatohet sa më shpejt.
“Shpenzimet që bëhen në luftën për parandalimin e COVID-19, Ministria e Financave ua ka dhënë një nënkod, ku ato evidentohen, por ai ai 10 milionëshi i cili është premtu për komunat ende nuk ka fillu të zbatohet edhe tash komunat për shkak të këëtyre problemeve, për shkak se edhe komunave u është ndarë vetëm për gjashtë muaj. Buxheti është aprovu në mars, dhe buxheti është vetëm 50 për qind”, tha Ibrahimi.
Më së shumti nevojë për mjete sipas Ibrahimit kanë komunat të cilat janë të prekura më shumë nga COVID-19 dhe ato të cilat kanë më pak buxhet.
“Sidomos komunat ëq janë të prekura e kanë shumë rast me COVID-19, e në veçanti edhe komunat që nuk e kanë buxhetn shumë të madh në përgjithësi, këto janë bërë që rekoamndimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës është që zbatimi i pakos emergjente të bëhet sa më shpejt që është e mundur për shkak të nevojave të komunave”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!