LAJMI I FUNDIT:

Pas qëndrimeve të kundërta rreth coronavirusit – presidenti brazilian shkarkon ministrin e Shëndetësisë

Pas qëndrimeve të kundërta rreth coronavirusit – presidenti brazilian shkarkon ministrin e Shëndetësisë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Luiz Mandetta, pas qëndrimeve të kundërta rreth pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mandetta ka mbrojtur izolimin shoqëror, ndërsa presidenti i ekstremit të djathtë shprehet se ndikimi i pandemisë në ekonominë e Brazilit është më i rëndësishëm sesa humbja  e jetëve.

“Sapo kam marrë njoftimin për shkarkimin tim nga presidenti Jair Bolsonaro. Unë do të doja të ju falënderojë për mundësinë, që më dhuruat për të menaxhuar shërbimin tonë shëndetësor … dhe për të planifikuar luftën tonë kundër epidemisë së coronavirusit, këtë sfidë të madhe me të cilën sistemi ynë shëndetësor është gati të përballet”, shkroi Mandetta në Twitter.


Vlerësimi i situatës nga ana e Bolsonaros, dhe thirrja e tij publike për Brazilin, për të qetësuar masat e karantinës, ka ngjallur reagime nga kritikët dhe shumë qytetarë, duke ndezur protesta të natës, me tenxhere. /Telegrafi/