LAJMI I FUNDIT:

“Po lëvize, do të të thyej këmbët – kështu që do ta qepësh”: Vendosën kamerat, policia zbulon dhunën në një shtëpi të pleqve në Itali

“Po lëvize, do të të thyej këmbët – kështu që do ta qepësh”: Vendosën kamerat, policia zbulon dhunën në një shtëpi të pleqve në Itali

Dhunë në kufijtë e dhimbjes kanë pësuar të moshuarit në një azil pleqsh në Palermo të Italisë, ku rriheshin sistematikisht dhe kërcënoheshin me thyerje këmbësh nëse lëviznin, si e si që ata që presupozohet të kujdeseshin për to, të mos kishin kokëçarje.

Policia e Palermos, njoftoi sot se ka zbuluar këtë skandal dhe ka arrestuar gjashtë femra të cilat punonin në azil dhe paguheshin që t’u shërbenin të moshuarve.


Zbulimi erdhi pasi policia kishte nisur një investigim të bazuar në të dhëna operative dhe vendosi “kamera përgjuese” në ambientet e azilit.

“Mos luaj vendit. Po lëvize, do të të thyej këmbët. Kështu do ta qepësh”, dëgjohet në një prej sekuencave filmike nga kamera përgjuese që ishin vendosur në azil.

“Duhet të vdesësh, vdis”, dëgjohet një tjetër femër e paskrupullt duke folur gjithë revoltë ndaj pleqve të gjorë që janë strehuar në azilin e ndodhur te rruga “Emerico Amari” në Palermo, raporton noa.al duke cituar mediat italiane.

Të arrestuarit janë Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe, ndihmës administratore, si dhe punonjëset Anna Monti, 53 vjeçe, Valeria La Barbera, 28 vjeçe, Rosaria Florio, 42 vjeçe dhe Antonina Di Liberto, 55 vjeçe.

Të gjitha akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim dhe të përsëritur ndaj të moshuarve të pambrojtur.

Në videon më poshtë janë momentet kur policia hyn në azil:

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori