LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 30 ditë tjera

Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 30 ditë tjera

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot në konferencë për shtyp njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet edhe për 30 ditë tjera në vend, për shkak të gjendjes me coronavirusin.

Pendarovski tha se gjendja e jashtëzakonshme ka dhënë rezultate të mira në 30 ditët e kaluara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski tha se Kushtetuta nuk e lejon që të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, por me propozim të ri do të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme.


Ai i ftoi të gjitha institucionet kompetente që të japin mendim në lidhje me këtë vendim të tij.

Presidenti i shtetit foli edhe për situatën në Kumanovë, ku theksoi se duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe, sipas shembullit të Dibrës.

Pendarovski tha se është i mendimit që në këtë situatë të thirret Kuvendi dhe deputetët të punojnë./Telegrafi/