LAJMI I FUNDIT:

Honda me reklamë unike për Civic që përshtatet me situatën e ditëve të sotme

Honda me reklamë unike për Civic që përshtatet me situatën e ditëve të sotme

Gjithçka duket reale dhe në rregull, derisa kuptohet se të gjitha skenat janë me një makinë lodër në ambient të brendshëm

Situata e ditëve të sotme me coronavirus, i ka goditur keq prodhuesit e makinave, që janë detyruar t’i mbyllin të gjitha fabrikat, transmeton Telegrafi.

Njëjtë si të tjerët ka vepruar edhe Honda, ndërsa ka bërë të ditur se kur gjendja t’i kthehet normalitetit, do të një makinë që mbushet me rrymë, që do ta punojë me General Motors.


Megjithëse prodhimi ka ndaluar dhe punonjësit po marrin rrogë pa punuar, Honda e ka sjellë një reklamë unikë për Civic që përshtatet me situatën e ditëve të sotme, si një tjetër deri më tani.

Fillimisht, në imazhe shfaqet një makinë që duket sikur po vozitet, ndërsa në sfond është një muzikë klasike, sikur e reklamave të zakonshme, por pa kaluar shumë gjatë, gjithçka ndryshon.

“Kjo mund të jetë reklama e vetme, që është shkruar, filmuar, edituar, realizuar dhe shikuar tërësisht nga shtëpi”, shkruan në reklamë, kur vërehet se është një veturë lodër.

Kur të përfundojë reklama, është edhe mesazhi që dërgon Honda duke thënë se derisa të vozisim sërish, qëndroni në shtëpi. /Telegrafi/