LAJMI I FUNDIT:

Efekti karantinë, këto janë gjërat që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në internet

Efekti karantinë, këto janë gjërat që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në internet

Të jetuarit në izolim i ka inkurajuar njerëzit të kërkojnë në internet produkte dhe aktivitete që do t’i argëtojnë ata.

Kjo është parë edhe një hulumtim të mediumit britanik The Economist, përcjell Telegrafi, i cili ka nxjerrë një listë të kërkimeve kryesore në të gjithë botën muajin e kaluar.

Kështu, sipas të dhënave, nga marsi në prill, buka duket se është bërë një kërkesë e vërtetë në internet.


Interesimi i njerëzve për të kërkuar bukë i ka bërë veçanërisht popullarizuar furrat e bukës në rrjetet sociale.

Për shembull, një furrë e bukës në Londër, transmeton orë mësimi live për çdo ditë përmes Instagramit.

https://www.instagram.com/p/B-xBu40D4Ac/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe në Instagram tërhoqi 30,000 ndjekës të rinj në vetëm dy ditë.

Megjithatë, në krye të listës është letra higjienike për të cilën është folur shumë gjatë ditëve të fundit, përcjell Telegrafi.

Në vendin e dytë janë pajisjet e stërvitjes, të ndjekur nga letrat e lagura alkoolike.

Njerëzit më pas kërkuan municion, domethënë plumba dhe veshje mbrojtëse.

Është interesante gjithashtu se shumë kërkuan shpërndarës të cigareve. Shumë kërkuan gjithashtu një oksimetër pulsi. /Telegrafi/