LAJMI I FUNDIT:

Situata “po stabilizohet” në Nju Jork – guvernatori tregon se si do të duket rihapja

Situata “po stabilizohet” në Nju Jork – guvernatori tregon se si do të duket rihapja

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se ndonëse ky shtet ende është duke u përballur me virusin, banorët kanë treguar “se mund ta ndryshojnë lakoren”.

Numri total i pacientëve të shtrirë dhe vdekjeve është duke rënë.


Një ditë më parë është raportuar për 752 viktima si pasojë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton coronavirusi.

Cuomo ka treguar se si do të duket rihapja e Nju Jorkut.

“Do të ketë rritje të ngadalshme të aktivitetit ekonomik në përputhje me standardet për shëndetin publik”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje sërish për strategji kombëtare.

Cuomo po ashtu ka bërë të ditur një urdhër ekzekutiv që detyron banorët të mbulojnë gojën dhe hundën në vendet ku është e pamundshme mbajtja e distancës fizike, sikurse në mjetet e transportit.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 614,482 persona të prekur dhe 27,085 të vdekur si pasojë e coronavirusit të ri.

Nju Jorku mbetet epiqendra e përhapjes së këtij virusi në SHBA. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori