LAJMI I FUNDIT:

Wuhani drejt normalitetit, rihapet edhe tregu gjigant me gjallesa deti

Wuhani drejt normalitetit, rihapet edhe tregu gjigant me gjallesa deti

Vetëm disa muaj pas shpërthimit të coronavirusit, mijëra stenda janë rikthyer në tregun më të madh të “produkteve të detit” të Wuhan, sipas raportimeve.

Siç shkruan mediumi britanik Mirror, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga media shtetërore kineze sugjerojnë se bizneset e saj si zakonisht i janë kthyer veprimtarisë së tyre, pas bllokimit që u ngrit në epiqendrën e pandemisë.

Po sipas Mirror, pretendohet se 90% e stendave janë duke funksionuar edhe një herë në tregun e madh Baishazhou – megjithëse shitja e kafshëve të egra të gjalla dhe bagëtive tani është e ndaluar.


Siç thuhet më tej, tregu përfshin një sipërfaqe prej 116 hektarë.

Mendohet Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 125,000 njerëz, kishte origjinën në një tjetër “treg të lagësht” në qytetin e Wuhan, i quajtur Huanan i cili është është mbyllur që nga 1 janari.

Gjithashtu thuhet se janë ndërmarrë hapa të rinj, me vizitorët në Baishazhou duhet të tregojnë prova në një aplikacion që nuk kanë testuar pozitivisht për coronavirus. Temperaturat e tyre u janë matur gjithashtu në hyrje, sipas mediave lokale.

Tregu është vendi më i madh tregtar për karkaleca të gjalla në Kinë, megjithëse mediat shtetërore raportojnë se shitjet aktualisht janë një e katërta e nivelit të tyre të mëparshëm.

Numri i klientëve janë gjithashtu vetëm 10% i atyre të një viti më parë ndërsa jeta po kthehet në normale në qytet.

Gjithsesi, ka të tillë që kanë kritikuar një veprim të tillë, shkruan më tej Mirror, duke përmendur kryeministrin australian Scott Morrison.

Ai i tha Nine Network TV: “Ne duhet ta mbrojmë botën kundër burimeve të mundshme të shpërthimit të këtyre llojeve të viruseve. Ndodhi shumë herë”.

“Jam plotësisht në mëdyshje nga ky vendim”.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është në rregull që tregjet të rihapen.

Në një deklaratë organizata tha se “tregjet e lagura dhe tregjet e tjera të ushqimit nuk kanë nevojë të mbyllen”, shkruan më tej Mirror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori