LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Gjinekologjisë-Shkup: Ndërrojnë jetë pesë foshnje, rritet numri i lindjeve të parakohshme

Klinika e Gjinekologjisë-Shkup: Ndërrojnë jetë pesë foshnje, rritet numri i lindjeve të parakohshme

Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë informon se pesë foshnje të lindur parakohe kanë ndërruar jetë midis 9 dhe 13 prill. Nga KGJA gjithashtu informojnë se një numër i rritur i lindjeve të parakohshme është regjistruar javët e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shtatzënia në rrethana normale shoqërohet me lëkundje në emocione, shpesh shoqërohet me rritje të ndjeshmërisë dhe ankthit, ndërsa është pritur që Covid-19 të shkaktojë ankth të theksuar në gratë shtatzëna. Prandaj, është e mundur që gjendja psikologjike e grave shtatzëna të ketë ndikim në pjesën më të madhe të lindjeve të parakohshme, në krahasim me lindjet normale”, thonë nga KGJA.


Bëhet fjalë për foshnje të lindura parakohe me peshë jashtëzakonisht të ulët të lindjes dhe papjekuri ekstreme. Më 6 prill ndërruan jetë të tre foshnjat e një nëne që mbante trinjak dhe kishte një shtatzëni me rrezik të lartë.

“Sidoqoftë, për shkak të papjekurisë ekstreme, peshës shumë të vogël trupore, javës shumë të vogël të gestacionit, foshnjat ishin në gjendje kritike dhe të paqëndrueshme gjatë gjithë kohës, për shkak të së cilës, përkundër terapisë, ata ndërruan jetë në ditë të ndryshme (9, 11 dhe 13 prill). Nëna u testua për Covid-19 dhe ishte negative për coronavirus”, shtojnë nga Klinika.

Dy rastet e tjera janë, nga 4 prilli në një grua që lindi në Shkup në javën e 31 të shtatzënisë dhe në një grua tjetër që lindi në Strumicë më 9 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori