LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjithsej 122 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid-19

Maqedoni, gjithsej 122 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid-19

Gjithsej 122 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid 19, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shtatë prej tyre janë shëruar tashmë dhe janë kthyer në punët e tyre.

Ai siguron se ka pajisje të mjaftueshme për të gjithë punonjësit e shëndetit, si dhe rezerva të mjaftueshme në Ministrinë e Shëndetësisë për të gjitha objektet shëndetësore.


Në lidhje me vdekshmërinë nga kjo sëmundje e re, ai përsëriti se virusi sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe organet, madje edhe gjakun, dhe se në të gjitha studimet shkencore dhe statistikat, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve me pamje të rëndë klinike është deri në 97 përqind./Telegrafi/