LAJMI I FUNDIT:

Elezaj: Rasti i ri me COVID-19 nga Klina është një infermiere që banon në Prishtinë

Elezaj: Rasti i ri me COVID-19 nga Klina është një infermiere që banon në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka pohuar se qytetarja e cila është prekur nga coronavirusi është nga fshati Çabiq, por që banon në Prishtinë.

Elezaj ka pohuar se do të fillojnë hulumtimin e kontakteve të mundshme me persona të tjerë nga Klina, transmeton Telegrafi.


“Edhe një rast me coronavirus nga Klina, me banim në Prishtinë (infermiere në Spitalin Amerikan)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo ka konfirmuar edhe një qytetare të komunës së Klinës nga fshati Çabiq, të diagnostifikuar me virus. E infektuara me virus punon si infermiere në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe jeton në Prishtinë. Megjithatë menjëherë do të fillojmë hulumtimin e kontakteve të mundshme me persona të tjerë nga Klina.  Tashmë numri i të infektuarve nga komuna e Klinës ka arritur në katër. Një shtetase italiane, që tashmë është shëruar dhe është kthyer në Itali.Një rast nga karantina, i ardhur nga Mali i Zi, i cili nuk ka pasur kontakt me persona të tjerë.Dhe dy infermiere, të cilat punojnë dhe jetojnë në Prishtinë, njëra në Klinikën Infektive në QKUK dhe personi i konfirmuar sot infermiere në Spitalin Amerikan”, ka shkruar Elezaj në Facebook, përcjell Telegrafi.

Elezaj ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Ditët e fundit numri i të prekurve me virus po rritet e veçanërisht sot që janë konfirmuar 79 raste, andaj ju lus që me seriozitetin më të madh të respektoni udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe vendimet e institucioneve. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta nënvlerësojmë rrezikun nga ky armik i padukshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojmë që rreziku ka kaluar, javet në vijim janë me kritiket, duhet vetëm të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë në përpikëri udhëzimet e ekspertëve. Me virus mund të jemi infektuar secili nga ne e mos të jemi në dijeni dhe kështu mund ta përhapim tek më të dashurit tanë.  Zgjidhja e vetme për ta mposhtur virusin është të shmangim kontaktet me persona të tjerë e të mbajmë higjienën”, ka pohuar ai.

Ai ka thënë se është obligim njerëzor e moral i të gjithë neve që të zbatojmë udhëzimet e mjekëve.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar në 362 numrin e të infektuarve./Telegrafi/

Edhe një rast me Coronavirus nga Klina, me banim në Prishtinë (infermiere në Spitalin Amerikan) Instituti Kombëtar i…

Publiée par Prof. Dr. Zenun Elezaj sur Dimanche 12 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori