LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i Krizës-Kumanovë kërkon që MPPS të përfshihet në sigurimin e paketave për familjet me probleme sociale

Shtabi i Krizës-Kumanovë kërkon që MPPS të përfshihet në sigurimin e paketave për familjet me probleme sociale

Në seancën e sotme të 28-të, Shtabi Komunalë i Krizave nga Kumanova kërkoi nga MPPS të përfshihet në sigurimin e paketave për familjet me probleme sociale, kryetarët e komuniteteve lokale të paraqesin listat e kategorive të prekshme të qytetarëve, autoritetet shëndetësore t’u japin prioritet testeve të punonjësve shëndetësorë nga Kumanova.

Në deklaratën e Shtabit thuhet se MPPS është e nevojshme të përfshihet në sigurimin e paketave sociale me dezinfektues dhe produkte ushqimore për të gjitha familjet më të rrezikuara shoqërore në territorin e Komunës së Kumanovës.

Kryetarët e bashkësive lokale dhe urbane duhet të paraqesin një listë në qendrën e krizave komunale të familjeve më të rrezikuara nga zonat e tyre në mënyrë që paketat sociale të shpërndahen në kohën e duhur. Edhe një herë, zyrtarët nga Shtabi u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin parqet e lojërave për fëmijë që ishin mbyllur më parë, përndryshe, theksohet në njoftim, Ministria e Brendshme do të veprojë me ndëshkim, në përputhje me Ligjin dhe vendimet e Qeverisë.


“Kërkesë deri tek Ministria e Shëndetësisë, Komisionit për sëmundje infektive dhe Institutit për Shëndet Publik Shkup për t’i dhënë përparësi testeve për të gjitha mostrat e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punëtorët shëndetësorë dhe njëkohësisht të informojnë Qendrën për Shëndet Publik – Kumanovë për rezultate pozitive dhe negative nga testet, për faktin se për pjesën më të madhe të mostrave që janë dërguar për analiza, rezultatet nuk janë marrë me kohë, gjë që besojmë se krijon një tablo epidemiologjike jo reale në Komunën e Kumanovës”, thuhet në deklaratën e Shtabit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori