LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson është lëshuar nga spitali ku u trajtua për shtatë ditë për coronavirus

Boris Johnson është lëshuar nga spitali ku u trajtua për shtatë ditë për coronavirus

Kryeministri britanik, Boris Johnson është lëshuar nga spitali, ku u trajtua për coronavirus dhe tani do të vazhdojë të pushojë në shtëpi, derisa gjendja e tij të jetë plotësisht nën kontroll.

Doëning Street ka konfirmuar se ai është liruar nga spitali, por se nuk do të kthehet menjëherë në detyrë, transmeton Telegrafi.

“Me këshillën e stafit mjekësor, kryeministri Johnson nuk do të fillojë menjëherë punën, pasi për një kohë i duhet të pushojë. Ai i ka falënderuar mjekët për ndihmën, ndërsa mendimet e tij janë me ata që janë të prekur nga kjo sëmundje”, thuhet në raportin e kryeministrisë.


Kryeministri britanik falënderon mjekët që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij thonë se ishte shumë afër vdekjes
Lexo po ashtu Kryeministri britanik falënderon mjekët që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij thonë se ishte shumë afër vdekjes

Fillimisht, kryeministri britanik ishte pranuar në spital më pesë prill, me disa simptoma të coronavirusit, ndërsa brenda disa ditësh është nevojitur të trajtohej në kujdes intensiv, për shkak të gjendjes së rënduar.

Derisa Johnson i ka falënderuar stafin shëndetësorë që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij kanë bërë të ditur se ai ka pasur gjendje shumë të rëndë dhe mund të vdiste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori