LAJMI I FUNDIT:

Mesha e Pashkëve, ​Don Lush Gjergji: Sot e gjithë bota ka nevojë për një shpresë

Mesha e Pashkëve, ​Don Lush Gjergji: Sot e gjithë bota ka nevojë për një shpresë

Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyjit”, sot është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Don Lush Gjergji i priu kremtimit të kësaj meshe, ku me këtë rast janë kënduar lutje kushtuar situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Gjergji thotë se me mendje e me zemër i bashkëngjitet lutjeve të shumë besimtareve që kërkojnë praninë dhe dashurinë e Zotit.


“Edhe ne, një mendje dhe një zemre, të bashkuar në këto rrethana që i pëson bota jonë dhe bota ne mbarë, kërkojmë prej Zotit praninë dhe dashurinë e tij. Kërkojmë prej Zotit paqe dhe pajtim, kërkojmë prej Zotit që njeriu dhe njerëzimi ta pranojnë dhe jetësojnë porosinë që na ka dërguar dhe dhuruar ai, pra bashkë me Krishtin dhe nën e tij e tonën, bashkë me kishën dhe motrën tonë Shën Terezën me mendje dhe me zemër edhe ne lutemi”, thotë Gjergji.

Ai me këtë rast i bëri thirrje të gjithë popullit të mos dorëzohen para coronavirusit, por të shpresojnë dhe të luten.

Ndër të tjerash, Gjergji bëri të ditur se sot në të gjithë botën festohen Pashkët, e krejt kjo për të dëshmuar para vetes dhe tjerëve se Krishti është ringjallur.

“Edhe atëherë kur na duket e zymtë, edhe atëherë kur jemi të kërcënuar dhe të rrezikuar siç është gjendja e sotme, nuk duhet të lodhemi, nuk duhet të molisemi dhe nuk duhet të dëshpërohemi, por siç do të thoshte Shën Pali, të shpresojmë kundër çdo shprese. Sot në mbarë botën festohet kjo ditë dhe kjo ngjarje e madhe ngjarja e Krishtit në jetën tonë, ndërrimi i jetës tonë për ta dëshmuar para vetes dhe tjerëve po Krishti është ngjallur… Sot më tepër se kurrë, jo vetëm ne të krishterët dhe katolikët, por e gjithë bota ka nevojë për një shpresë. E, shpresa siç thotë edhe Papa Françesku, e ka një emër dhe ai është Krishti”, thotë Gjergji.

Festa e Pashkëve është dita qendrore e vitit kishtar e Kishës Katolike dhe e gjithë krishterëve me ç ’rast besimtarët katolikë përkujtojnë dhe festojnë sakrificën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori