LAJMI I FUNDIT:

Gjatë pandemisë ka rënë numri i të burgosurve, të arrestuarit nuk janë testuar për COVID-19

Gjatë pandemisë ka rënë numri i të burgosurve, të arrestuarit nuk janë testuar për COVID-19
Foto: Ilustrim

Rreth 1,400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë nga Pako Emergjente Fiskale. Këtë e ka bëtë të ditur Rasim Selmani, zëvendësdrejtor në Shërbimin Korrektues, theksoi se është mirë që në këtë pako janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve korrektues.

“Në fakt është përfshirë Shërbimi Korrektues në këtë pakon emergjente. Janë reth 1,400 zyrtarë korrektues, të cilët do të përfitojnë prej kësaj pakoje”, tregoi Selmani.


Qeveria në detyrë e Kosovë, ditë më parë për shkak të përhapjes së coronavirusit, kishte marrë vendim t’iu dalë në ndihmë me mjete financiare institucioneve, bizneseve e qytetarëve të kategorive të ndryshme.

Pandemia e coronavirusit, ka ndikuar që të bije edhe numri i të burgosurve e të ketë ndërprerje të paraburgimit.

Sipas Selmanit, numri ka rënë për 100 të burgosur më pak, prej fillimit të shfaqjes së kësaj pandemie në Kosovë.

“Numri ka rënë dhe diku për 100 të burgosur ne kemi më pak prej fillimit të kësaj pandemie. Ka pasur ndërprerje të paraburgimit ka pasur lirime të të burgosurve edhe numri i të ardhurve është  i vogël në krahasim me ato që janë liruar, kështu që është një numër prej 100 të burgosurve më pak në institucionet korrektuese”, theksoi ai.

Slemani tregoi se vetëm për një ditë numri total i të burgosurve arrin në 1,661 në të gjitha institucionet korrektuese.

“Vetëm të paraburgosur kemi rreth 434. Po numri total i të burgosurve është 1 661 të burgosur në të gjitha institucionet korrektuese”, u shpreh Selmani për Ekonomia Online.

Selmani tutje tha se personat që janë burgosur në kohë pandemie, nuk janë testuar përderisa nuk kanë pasur simptome.

“Përderisa, nuk kemi indikacione, nuk është e nevojshme të testohen së paku kështu janë rekomandimet prej sistemit shëndetësor. Derisa, nuk ka simptome, nuk ka ndonjë indikacion, kjo gjendje do të vazhdojë kështu”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit me vendim të Qeverisë së Kosovës kishte njoftuar se të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit do të ndërpriten.

Mirëpo, ShKK-ja ua ka mundësuar të burgosurve telefonata më të shpeshta ma familjarë me komunikim virtual përmes SKYPE.

Në lidhje me këtë, Selmani thotë se ky lloj komunikimi është duke vazhduar dhe është lehtësim edhe për të burgosurit, pasi mund të flasin dhe t’i shohin familjarët e tyre.

“Komunikimi është duke vazhduar  edhe është jashtëzakonisht mirë, është një lehtësim i madh për të burgosurit të cilët kanë mundësi edhe të flasin me familjarët edhe t’i shohin edhe të kenë d.m.th një mundësi derisa ekziston kjo gjendje”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori