LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Kryetarëve të Komunave: Sulmet ndaj Ragip Begajt janë të pa baza dhe të papërgjegjshme

Këshilli i Kryetarëve të Komunave: Sulmet ndaj Ragip Begajt janë të pa baza dhe të papërgjegjshme

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës, kanë reaguar për siç thonë sulmet e zv. ministrit Avni Zogjani ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës.

Përmes një komunikate, thonë se sulmet e tilla ndaj Begajt janë të pa baza dhe të papërgjegjshme,dhe duhet kërkuar falje publike.

“Në disa medie elektronike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës  Avni Zogjani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës”.


Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe me qytetarët e Malishevës.

“Reagimet dhe cilësimet e Zv.Ministrit në detyrë ndaj një Kryetari të zgjedhur të Komunës i gjykojmë të gabuara, pa bazë dhe të dëmshme në këto kohra pandemie. Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve”, thuhet më tej.

Sipas tyre, Zogjani duhet menjëherë të kërkojë falje, Begajt në të kundërtën, kërkojmë nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj zv.minstrit të papërgjegjshëm Avni Zogjani.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori