LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mohon se është miratuar dekret për ndihmë financiare të BFI-së dhe KOM-it

Qeveria mohon se është miratuar dekret për ndihmë financiare të BFI-së dhe KOM-it

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mohon kategorikisht se është miratuar Dekret për t’i ndihmuar financiarisht Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM) dhe Bashkësinë Fetare Islame (BFI), siç e kanë publikuar disa media, e që po përhapet edhe në rrjetet sociale.

“E vërteta është se në seancën e 38-të të saj, Qeveria vendosi të aprovojë fonde të caktuara në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit ”- Shkup anëtar shoqërues i Universitetit“ Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup, si dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për realizimin e programeve të studimit të këtyre tre institucioneve për vitin 2020″.

“Fondet të përcaktuara me këtë vendim janë ekskluzivisht për realizimin e programeve të studimit të këtyre tre institucioneve, edhe atë në përputhje me vendimin e mëparshëm të Qeverisë nga seanca e 9-të e mbajtur më 16.02.2020, me qëllim të sigurohet funksionim i rregullt dhe i qetë i programeve të studimit për vitin 2020, ndërsa jo për ndihmë financiare për KOM-in dhe BFI-në siç transmetojnë mediat”, thuhet në reagimi ne qeverisë.


Ata më tej shtojnë se vendimi për aprovimin e fondeve të caktuara për Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit”- anëtar shoqërues i Universitetit“ Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup, si dhe për Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për realizimin e programeve studimore të këtyre tre institucioneve për vitin 2020, u miratua në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë të miratuar në vitin 2008 me të cilin këto institucione e fituan statusin e institucioneve të arsimit të lartë jofitimprurës privato-publik.

“Sipas këtij ligji fondet për financimin e veprimtarive të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Fakultetit Teologjik Ortodoks dhe Fakultetit të Shkencave Islame, sigurohen nga fondet e themeluesve dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe nga burime të tjera të përcaktuara me ligj”, thonë nga qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori