LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se do të shohin mundësinë që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon emergjente

Kurti thotë se do të shohin mundësinë që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon emergjente

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të adresojë çështjen e përfshirjes së gazetarëve në Pakon Fiskale Emergjente.

Kurti tha se pakoja është ciklike dhe se është bërë vetëm për dy apo tre muaj.


Tutje, ai shtoi se përveç kategorive të tjera të përfshira, ata do të shqyrtojnë mundësinë që në këtë pako të përfshihen edhe gazetarët, shoferët e pastruesit, transmeton Telegrafi.

“Është e vërtetë që i kemi mbështetur të gjitha uniformat të cilët janë në vijën e frontit. Uniformat e bardha të mjekëve, të kaltrat të policëve e të tjera. Por, pakoja emergjente është ciklike. Ne nuk kemi bërë një pako për gjithë vitin, por vetëm për dy muaj, këtë, muajin tjetër e eventualisht edhe një pas këtij, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori