Kryefamiljari i njërës nga familjet e lagjes “Dardani”, në Pejë, Gramosi, nga data 24 mars, po qëndron i mbyllur në izolim bashkë me familjen e tij, teksa thotë se për këto dy javë, Komuna e Pejës nuk i ka ofruar ndihmat e nevojshme me produkte ushqimore e higjienike.
Bashkëshortja e Gramosit ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, teksa thotë se ajo po qëndron në izolim nga anëtarët e tjerë të familjes.
Ai tha se po arrijnë të përballen me këtë situatë, me ndihmën e miqve dhe familjarëve, për shkak se ato pak ndihma që janë dhënë të shtunën nga Komuna e Pejës, nuk mjaftojnë për 10 anëtarët e familjes, e aq më pak për vajzën e tij të vogël, 3-mujshe.
Gramosi në “Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit, tha se nëse do të varej nga Komuna, ai dhe fëmijët ndoshta edhe nuk do të mund të mbijetonin.
“Prej datës 26, unë jam mbyll me familje, në vetizolim nga rasti në Llugagji. Më shumë se dy javë. Prej datës tre, komplet familja 10 anëtarëshe jemi të izolum, ndërsa kemi qenë më herët pesë, vetëm unë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. Jemi shumë keq, prej datës 3 të këtij muaji askush nuk mundemi me dal me ble diçka, as nuk mundem me i jep pare për me më ble diçka mu. Komuna ka ardhë me 04.04.2020 edhe ma kanë pru një thes miell, 25 kilogram, një thes krip të trash për turshi, dy teglla ajvar, dy teglla marmeldë, 2 litra qumësht, 2 kilogram oriz, 5 kg sheqer dhe shampon të flokëve. Këto m’i kanë sjell komuna. Ne e dimë që i ka nda Vetëvendosja për krejt qytetarët e Kosovës, për ata që janë në izolim, ata që janë me polici. Unë I kam fëmijët e vegjël, djalin e kam 10 vjeç, të dytin 5, ndërsa çikën 3-muajsh”, tha Gramosi.
Ai tha se për dy javë, produktet e përmendura më lart që i ka pranuar nga Komuna e Istogut, teksa përmendi që ka biseduar edhe me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Istogut, Petrit Loci, i cili sipas tij i ka thënë se në fund të javës do të sjellë më shumë ushqime.
“Tash e dy javë askush asnjë produkt tjetër nuk na kanë dhanë. Kam bisedu me Petrit Locin, më ka thanë që nuk janë mbledh donacionet, por nga fundi i javës do të sjellim. Unë po ia dal me ndihmën e disa shokëve dhe nipave. Jam i 10-ti anëtar me një rrogë të veteranit, se babën e kam veteran. Me dy litra qumësht, nashta edhe fëmija më kishin vdekë. Pampersa mi kanë pru prej 15 kg deri në 25 kg, e çika jem është 3 muajsh”, tha Gramosi.
Ai rrëfeu edhe për gjendjen e bashkëshortes së tij e cila ka rezultuar positive me COVID-19.
“Unë shoqen e kam me COVID, nuk mund të gatuaj. Jam i zhgënjyer shumë, vet e ka qit e i kam lexu, që u nda fondacioni. Në krejt Pejën 4 familje janë të izolume. 24 orë i kam policinë te dera. Kam nevojë për sene,për fëmijë, për veti ia dal diqysh, por fëmija nuk ja dalin. Mirë është edhe shoqja, por kur e kemi ba testin, shoqja më ka dal me COVID-19, ndërsa mu edhe tre fëmijëve na ka dal negativ. Ne nuk kemi ba më test, vetëm temperaturën e masim dhe ua japim”, tha Gramosi.
Megjithatë, atyre nuk iu kanë munguar këshillat mjekësore.
“Këshilla kam pas të mjaftueshme, prej momentit të parë. Me doktoreshën Shqipe, unë veshna komplet kur ta dërgoj çikën për me pi, për shkak se ajo është në izolim. Krejt po i përdorim komplet familja edhe vitaminë C. Këshillat nuk na kanë mungu, këshillat mjekësore nuk na kanë mungu asnjëherë”, tha ai.
Gramosi tha se nuk kërkon ndihmë dhe se qëndrojnë mirë falë familjarëve, por qëllimi i tij ishte të tregonte se si është neglizhuar nga komuna.
“Unë vetëm e pata me tregu që sa për Komunën unë nuk kisha mbijetu nashta. Por, nuk jam keq, se nipat edhe shokët nuk më kanë lanë keq”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje