LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen 40 pacientë me coronavirus, priten rezultatet edhe për 4 raste tjera

Në Klinikën Infektive po trajtohen 40 pacientë me coronavirus, priten rezultatet edhe për 4 raste tjera

Në Klinikën Infektive po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19. Sot më 10 prill 2020 në këtë klinikë janë të hospitalizuar 44 pacientë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, prej 44 pacientëve, 40 pacientë janë me COVID- 19.


Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 4 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për COVID-19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me COVID- 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori