Bashkimi Evropian ka kërkuar që të merren “masa të përshtatshme” kundër atyre që janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Siri pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) publikoi një raport në të cilin akuzon regjimin sirian.
OPCW me qendër në Hagë, tha në një raport të publikuar dje se ushtria e presidentit Bashar al-Assad ishte përgjegjëse për sulmet kimike në Siri të kryera dy vjet më parë.
“Personat e identifikuar si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike duhet të përgjigjen për këto akte të turpshme”, tha sot ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një deklaratë në emër të 27 shteteve anëtare.
BE ka vendosur tashmë masa kufizuese kundër zyrtarëve të lartë sirianë dhe shkencëtarëve për rolin e tyre në zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike dhe është gati të konsiderojë futjen e masave të reja nëse është e nevojshme.
“Bashkimi Evropian është i vendosur që kjo shkelje e dukshme e parimeve themelore të Konventës së Armëve Kimike do të marrë përgjigjen më vendimtare nga shtetet nënshkruese”, tha Borrell.
Në prill 2017, dy aeroplanët dhe një helikopter i Forcave ajrore siriane hodhën bomba me sarin dhe klor në Al-Latamin, një qytet verior në provincën e Hami, ku rreth 100 persona vdiqën.
Damasku zyrtar kritikoi sot raportin e OPCW, duke thënë se ai përmban konkluzione të fabrikuara me qëllim të fajësimit të qeverisë siriane.
“Siria e hedh poshtë këtë raport dhe mohon kategorikisht se është përdorur gaz helmues në Al-Latamini ose ndonjë qytet ose vendbanim tjetër sirian”, thuhet në deklaratë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?