Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka njoftuar se është përmirësuar cilësia e ajrit në vendin tonë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se masat e izolimit, lëvizjes dhe masat tjera të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë rezultuar edhe me rënie të qarkullimit rrugor dhe të aktiviteteve tjera ekonomike dhe se kjo ka ndikuar që të ketë edhe rënie të ndotjes së ajrit për disa parametra e sidomos me parametra që ndërlidhen me transportin rrugor, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), që vijnë nga sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit që menaxhohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregojnë për ulje të përqendrimeve të disa ndotësve të ajrit, e në veçanti të përqendrimeve të dyoksidit të azotit (NO2) që kryesisht vije për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.
“Të dhënat e IHMK nga stacionet e monitorimit, flasin për ulje të ndotjes në shkallë deri në 50% në disa zona urbane krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu për shembull nga këto matje është konstatuar se në Prishtinë në stacionin matës në IHMK përqendrimet mesatare të NO2 për muajin mars të këtij viti kanë qenë 18.3 µg/m3, krahasuar me 43.5 µg/m3 sa ishin në muajin mars të vitit kaluar. Ndërsa në stacionin matës tek ndërtesa Rilindja përqendrimet mesatare të NO2 për muajin mars të këtij viti kanë qenë 26 µg/m3, krahasuar me 47.8 µg/m3 sa ishin në muajin mars të vitit kaluar” thuhet në njoftim,
AMMK bën të ditur se ulje të niveleve të përqendrimit të NO2 janë regjistruar edhe në zonat tjera urbane të Kosovës.
“Kështu gjatë muajit mars të vitit 2020, nivelet mesatare të NO2 në Gjilan ishin 18.8 µg/m3, krahasuar me 35.2 µg/m3 të muajin mars të vitit kaluar, në Drenas 11.5 µg/m3 krahasuar me 16.7 µg/m3 të vitit të kaluar, në Han të Elezit 17 µg/m3, krahasuar me 61.3 µg/m3 nga marsi i vitit të kaluar dhe në Obiliq 22 µg/m3 krahasuar 24.2 µg/m3 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje të koncentrimit janë regjistruar edhe për parametrat tjerë sikurse është PM2.5 përqendrimi i të cilit në ajër është i ndërlidhur po ashtu me aktivitetet e transportit.
Duhet konstatuar se në këtë analizë nuk janë marrë parasysh parametrat meteorologjik për dy muajt për të cilët janë analizuar rezultatet e matjeve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj