LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton 9.4 milionë euro për projektin për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme

Kosova përfiton 9.4 milionë euro për projektin për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme

Ministria e Financave dhe Transfereve të Kosovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim që është pjesë e Bankës Botërore, kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milionë euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.


Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2 milionë e 785 mijë dollarë. /Telegrafi/