LAJMI I FUNDIT:

Jeep Gladiator në aksion, demonstron në shkretëtirë kapacitetin prej 1,000 kuaj fuqive

Jeep Gladiator në aksion, demonstron në shkretëtirë kapacitetin prej 1,000 kuaj fuqive

Kjo është dëshmia, se çfarë makinë mund të blihet për 200 mijë euro

Hennessey Performance Engineering e ka prezantuar një Jeep Gladiator Maximus në fillim të muajit maj, ndërsa e ka futur në prodhim në fund të vitit, transmeton Telegrafi.

Vetëm 24 makina të tilla do të dalin nga prodhimi, ndërsa do të kenë çmim prej 200 mijë euro, që është një pagesë shumë e lartë. Por, se dihet me siguri, se çdo njësi e këtyre makinave, do të shitet me siguri.


Derisa çmimi është i lartë, kjo makinë është shumë e fuqishme dhe entuziastëve do t’ju mjaftojë të shihet në lëvizje, që të binden për këtë. Makina me 1,000 kuaj fuqi është nxjerrë në aksion dhe i janë demonstruar kapacitetet në shkretëtirë.

Lehtësi me të cilët lëvizte nëpër dunat me rënë, bënte që Jeep Gladiator Maximus, që ka platformë të ngritur dhe rrota shumë më të mëdha, dallon shumë nga një Gladiator komercial. /Telegrafi/