LAJMI I FUNDIT:

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa rezultate që kanë dalë së fundmi nga Klinika Infektive.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se COVID-19 është virus i ri, parashikimet janë që ai nuk do të le pasoja afatgjate te shumica e personave.


“Pasoja mund të mbeten te personat që kanë pasur sëmundje tjera e sidomos të rrugëve të frymarrjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu mendon se virusi për një kohë të gjatë nuk do të rikthehet por sipas tij ende është pikëpyetje sa do të zgjasë.

Krasniqi ka dhënë edhe lajme të mira sa i përket virusit COVID-19.

“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”.

Infektologu ka thënë se në bazë të disa rezultateve vetëm një person rezulton sot i prekur nga coronavirusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori