LAJMI I FUNDIT:

Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit, për shkak të coronavirusit

Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit, për shkak të coronavirusit

Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet fetare gjatë Muajit të Ramazanit, i cili nis pas rreth dy javësh, për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Gjatë këtij muaji, myslimanët zakonisht e prishin agjërimin në perëndim të diellit, pastaj shkojnë në xhami për t’u lutur dhe kalojnë kohë me të afërmit.


Por, pas rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë për distancim fizik gjatë pandemisë së coronavirusit, shkruan rel, Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet dhe iftaret publike, ashtu si edhe aktivitetet kolektive sociale, tha përmes një deklarate Ministria e Çështjeve Islame e Egjiptit.

Iftaret masive zakonisht organizohen për njerëzit e varfër.

Egjipti aktualisht ka mbi 1,300 njerëz të infektuar me coronavirus, ndërsa mbi 250 pacientë kanë humbur jetën.

Ramazani do të nisë rreth datës 23 prill, varësisht pozitës së Hënës.

Ndryhe, muajin e kaluar, Egjipti ka urdhëruar xhamitë dhe kishat t’i mbyllin dyert për besimtarët, si masë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori