LAJMI I FUNDIT:

‘Plas sherri’ midis SHBA-së dhe OBSH-së, presidenti Trump akuzon organizatën për ‘një rekomandim të gabuar’

‘Plas sherri’ midis SHBA-së dhe OBSH-së, presidenti Trump akuzon organizatën për ‘një rekomandim të gabuar’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një sulm ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë për ofrimin e rekomandimeve të gabuara.

“OBSH me të vërtet e ka katranosur punën… Për fat të mirë kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës. Përse na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, ka shkruar Trump në Twitter.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një “sherr” i tillë ka plasur edhe midis Kinës dhe republikanëve në Washington, pas mënyrës se si e trajtoi pandeminë, ndërsa Trump ka hapur dyshime për saktësinë e statistikave kineze për rastet si dhe vdekjet.

Sidoqoftë, raportohet se presidenti Trump është kritikuar gjerësisht për nënvlerësimin e virusit, pasi e krahasoi me një grip të zakonshëm, dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin situatën në kontroll, e që më vonë e shpalli emergjencë kombëtare.

Ndërkaq zyrtarët amerikanë kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi ky i fundit është quajtur “bashkëfajtor për mbulimin masiv të rasteve nga coronavirusi në Kinë”.

Shefi i OBSH-së ka marrë kritika të mëdha nga dy senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio dhe Ted Cruz, si dhe nga Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

“OBSH është bashkëpunëtor i ‘mbulimit’ masiv të rasteve nga coronavirusi në Kinë”, kishte shkruar Bolton në Twitter.

“Kjo është arsyeja pse unë i mbështes përpjekjet e senatorit Marco Rubio, dhe të Ted Cruz, për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Ghebreyesus”, kishte shkruar më tej.

Ndryshe deri më tani në SHBA 368 mijë persona janë infektuar me Covid-19, 11 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 19 mijë njerëz janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori