LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Është shumë e rëndësishme që rritja e numrit të pacientëve me coronavirus të jetë lineare

Filipçe: Është shumë e rëndësishme që rritja e numrit të pacientëve me coronavirus të jetë lineare

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një intervistë për “Telma” tha se është shumë e rëndësishme që rritja e pacientëve me coronavirus të jetë lineare.

“Jemi në një fazë ku kemi një numër të ngjashëm të diagnozave çdo ditë. Rritja lineare është diçka që çdo vend dëshiron të arrijë. Kjo do të thotë që nuk do të ndodhë që institucionet spitalore nuk mund ta durojnë atë. Një skenar i tillë ndodhi në veri të Italisë. Ishte një barrë serioze për spitalet me pacientë në kujdesin intensiv”, tha Filipçe.

Ministri gjithashtu theksoi se disa studime të reja tregojnë se respiratorët nuk i ndihmojnë pacientët të cilët janë me pamje të rëndë klinike me coronavirus.


“Fatkeqësisht, studimi tregon se edhe asnjë respiratorë nuk ndihmon. Sipas dy studimeve, 90 ose 89 përqind e pacientëve që marrin frymë në respirator përfundojnë me vdekje”, tha Filipçe./Telegrafi/