LAJMI I FUNDIT:

Shala: Katër nga nëntë personat e prekur me COVID-19 në Gjakovë, janë shëruar plotësisht

Shala: Katër nga nëntë personat e prekur me COVID-19 në Gjakovë, janë shëruar plotësisht
Hilmi Shala

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka thënë se deri më tani nga Komunën e Gjakovës janë të shëruar katër persona të prekur nga COVID-19.

Shala në RTV Dukagjini ka thënë se 2 nga të shëruarit janë staf i spitalit, ndërsa dy të shëruarit e tjerë janë pacienti i parë në Gjakovë dhe gruaja e tij.


“Personeli shëndetësorë i shëruar do të qëndrojnë të izoluar edhe 14 ditë pastaj do t’i bashkëngjiten spitalit për të vijuar punën”.

Ai tha se pesë të prekurit tjerë nga kjo komunë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokollit.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se asnjë qytetarë në këtë spital nuk është paraqitur me simptoma të coronavirusit.

“Në spital janë të shtruar rreth 60 persona me probleme tjera shëndetësore të cilat po trajtohen normalisht”.

Shala thotë se Kosova nuk është në nivelin e Suedisë për të mos e kufizuar lirinë e lëvizjes.

“Ne duhet t’iu përshtatemi rrethanave që ka shëndetësia e Kosovës. E vetmja mënyrë për të luftuar coronavirusin është izolimi. Nëse mbahet ky ritëm i pacientëve me coronavirus, ne e përballojmë normalisht. Në të kundërtën do të ketë vështirësi për shëndetësinë kosovare”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori