LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhuron pajisje për ushtrinë për luftën ndaj coronavirusit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhuron pajisje për ushtrinë për luftën ndaj coronavirusit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup sot ka dhuruar pajisje për Ushtrinë e Maqedonisë, për përballje me coronavirusin.

Ambasadorja britaneze në llogarin e saj në Twitter, Rachell Galloway, informon se në këto momente është e rëndësishme që të qëndrojmë bashkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Patëm një takim virtual me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, për të diskutuar ngjarjet e fundit në lidhje me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin tonë në mbrojtje në të ardhmen”, ka shkruar Galloway.

Ndërsa ministrja Sheqerinska shkroi se donacionin nga ambasada britanike e ka pranuar sekretari shtetëror Nikoliq.

“Sot në mëngjes në ministri kanë arritur donacione nga Britania, pajisje për mbrojtje dhe pompa për dezinfektim në një moment të rëndësishëm vendin tonë”, shkruan Sheqerinska.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe shteti i Hungarisë dorëzoi donacione për luftën ndaj coronavirusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori