Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, përmes një komunikatë ka shprehur zhgënjimin e madh për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë, pas shfaqjes së pandemisë, duke theksuar edhe situatën politike në këtë kohë.
Në këtë komunikatë, ASHAK, ka ftuar subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës për vetëpërmbajtje.
ASHAK, ka kërkuar që të evitohen veprimet të cilat shkaktojnë përçarje.
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës fton subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës për vetëpërmbajtje, së paku deri në fund të kësaj pandemie, duke u rezervuar me vullnet të mirë si nga retorika nxitëse opozitare, ashtu edhe nga vendimet institucionale, të cilat shkaktojnë përçarje dhe nxisin konflikt”, thuhet në komunikatë.
Në këtë komunikatë po ashtu theksohet se institucionet kanë për obligim të kujdësen për qytetarët e Kosovës përfshirë edhe grupet e margjinalizuara dhe komunitetet.
“Për shkak të situatës së krijuar, është në moralin e secilit që të tregojë gatishmëri për solidaritet dhe përbashkim, duke vendosur mbi interesin pushtetar interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ta fituar betejën kundër pandemisë, duke refuzuar dhe duke anashkaluar të gjitha dallimet politike dhe etnike. Institucionet e Kosovës dhe njerëzit e vullnetit të mirë e kanë obligim që përkujdesjen dhe solidaritetin ta ushtrojë në çdo cep të Kosovës, përfshirë minoritetet dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Sepse Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve”, thekson ASHAK.
Komunikata e plotë e ASHAK:
Kryesia e Akademisë fton për vetëpërmbajtje
Duke qenë dëshmitarë se konfliktet politike në Kosovë nuk njohin as interesa shtetërore, as kombëtare, ndërsa tani së fundi nuk njohin as kufij etikë; duke qenë se pandemia e coronavirusit COVID 19 kërcënon me jetë njerëzish, teksa në mbarë botën manifestohet përbashkim dhe solidaritet; Kryesia e Akademisë me zhgënjim të madh vëren se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë vendosur nën një trysni të paparë të retorikave nxitëse, ndërkohë që subjektet politike dhe militantët e tyre nuk duan të zmbrapsen nga veprimet me prapavijë konflikti. Duke dashur të mos besojmë se kjo është pamja e vërtetë e Kosovës, porse ana e saj më e shëmtuar, të gjithë duam të bindemi se kjo që po ndodh aktualisht është vetëm një orë e ligë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku, duke u kthyer te vlerat e vërteta të mirëkuptimit dhe humanizmit.
Në emër të këtyre vlerave, mbi të cilat kemi besuar gjithnjë se është ndërtuar shoqëria jonë, Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës fton subjektet politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës për vetëpërmbajtje, së paku deri në fund të kësaj pandemie, duke u rezervuar me vullnet të mirë si nga retorika nxitëse opozitare, ashtu edhe nga vendimet institucionale, të cilat shkaktojnë përçarje dhe nxisin konflikt.
Për shkak të situatës së krijuar, është në moralin e secilit që të tregojë gatishmëri për solidaritet dhe përbashkim, duke vendosur mbi interesin pushtetar interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ta fituar betejën kundër pandemisë, duke refuzuar dhe duke anashkaluar të gjitha dallimet politike dhe etnike. Institucionet e Kosovës dhe njerëzit e vullnetit të mirë e kanë obligim që përkujdesjen dhe solidaritetin ta ushtrojë në çdo cep të Kosovës, përfshirë minoritetet dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Sepse Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve.
Për Kryesinë e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Akademik Mehmet Kraja, kryetar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit