Mjeku nga Gjakova, Jetish Jetishi i cili kishte rezultuar pozitiv me sëmundjen Covid19, doli i shëruar nga Klinika Infektive dy ditë më parë. Ai u trajtua në klinikën e sëmundjeve ngjitëse për dhjetë ditë, ku thotë se ka marrë trajtim human e profesional.
Jetishi deklaron se tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë por që do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe pak kohë, dhe të mbajë distancën, duke respektuar në tërësi rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në një bisedë për KosovaPress, neurologu nga Gjakova thotë se para se të dalë pozitiv me koronavirus, ka ndjerë lodhje dhe ka pasur humbje oreksi.
“Kam qëndruar dhjetë ditë në Klinikën Infektive ku jam trajtuar në mënyrë shumë humane, profesionale dhe në aspektin psikologjik na kanë qëndruar shumë afër, i falënderoj nga zemra stafin e Klinikës Infektive, na kanë inkurajuar dhe na kanë qëndruar shumë afër pavarësisht që kanë qenë të rrezikuar”, thotë ai përmes telefonit.
Sipas protokollit, thotë se i janë bërë analizat dhe të dyja kanë rezultuar negative, duke bërë kështu që të nxjerrët konstatimi që ai tashmë është shëruar dhe gjendja e tij është stabile.
“Kam rekomandime që një javë të qëndroj në shtëpi dhe për distancim shoqëror siç e parashohin rregullat e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik”, thotë Jetishi.
Megjithë vështirësitë e qëndrimit larg familjes, Jetishi porositë që të mbahet distanca në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
“Mendoj që ne shqiptarët pak i kemi pas tepruar me këtë afërsinë shoqërore, e kam vështirë sepse dhjetë ditë nuk kam qenë afër familjes, por jam i lumtur që jam kthyer në familjen time”, thotë ai.
Jetishi thotë se vajza e tij gjithashtu ka dalë pozitive me Covid-19, por që e njëjta tashmë ka kaluar fazën javore. Gjendja e saj thotë të jetë stabile dhe tashmë ka arritur në fazën kur mund të dalë me maske, por që vlerësojnë se duhet të vazhdojë izolimin derisa të bëjë edhe testin e dytë, që sipas Jetishit do të dalë negativ.
Jetish Jetishi është infektuar derisa shërbente në Repartin e Emergjencës në Gjakovë.
Ai thotë se ndjehet mirë meqë ka arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe kështu nuk ka infektuar asnjë nga kolegët e tij në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.
Ai porositë qytetarët që të u përmbahen rekomandimeve të Institutit, në mënyrë që të kursejnë jetën e të moshuarve dhe mantelbardhët./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?