Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku thotë se pandemia e Coronavirusit ka dëmtuar sektorin e sigurimeve dhe se kjo periudhë mund ta përkeqësoj situatën.
Ai në një intervistë për Telegrafin, apelon se që të mos dilet në rrugë pa sigurimin e automjeteve.
Mazreku tregon se kompanitë e sigurimeve janë duke punuar gjashtë orë në ditë në mënyrë që t’iu ofrohen shërbimet e kërkuara nga qytetarët.
Telegrafi: Si po ndikon pandemia e Coronavirusit në industrinë e sigurimeve?
Sami Mazreku: Si në çdo biznes tjetër në vend, pandemia e Coronavirusit ka dëmtuar tej mase edhe industrinë e sigurimeve në vend, pasi numri i policave të shitura nga kompanitë e sigurimeve ka rënë në minimum, deri sa në anën tjetër në rruge kemi mjaftë automjete që po qarkullojnë, madje edhe pa regjistrim fare. Rritja e numrit të automjeteve ta pa siguruara në këtë fazë edhe më shumë keqëson situatën, pasi që aksidentet që shkaktojnë ata sipas ligjit në fillim duhet të kompensohet nga Fondi i Sigurimit, i cili mirëmbahet nga kompanitë e sigurimit, deri sa më vonë kompanitë kërkojnë rimbursim nga shkaktar i aksidentit.
Telegrafi: Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për mbylljen e Qendrave të Regjistrimit, a mund të ketë pasoja në shtimin e veturave të pa regjistruara?
Sami Mazreku: Po, vendimi për mbylljen e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve ka ndikuar direkt në rënien e menjëhershme të shitjes së policave të sigurimit, e ku si pasojë numri i automjeteve të pa regjistruara po rritet me një intensitet të madh. Ne mendojmë se në këtë fazë Institucionet e Kosovës në pamundësi të hapjes se qendrave të regjistrimit duhet të udhëzojnë qytetaret që së paku nëse ata vendosin të dalin në qarkullim ta kenë edhe policën e sigurimit.
Telegrafi: Si po funksionojnë kompanitë e sigurimeve në këtë kohë të pandemisë?
Sami Mazreku: Në këtë kohë të pandemisë kompanitë e sigurimeve janë duke operuar me orar të shkurtuar nga ora 9:00 deri në orën 15:00, ku dhe janë duke kryer të gjitha shërbimet e mundeshe. Po ashtu, për të shmangur tollovitë në zyrë, kompanitë e sigurimeve gjatë kësaj kohe kanë krijuar edhe alternativa të ndryshme për tu ofruar qytetareve shërbimin sa më mirë që është e mundur, siç janë shitjet online, përmes postës elektronike, etj.
Telegrafi: Si janë mundësitë për sigurimin e automjeteve në këtë kohë?
Sami Mazreku: Të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë te licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës ofrojnë të gjitha shërbimet për qytetarë në zyrat e tyre nga ora 9:00 deri në orën 15:00.
Telegrafi: Në rast të aksidenteve në këtë kohë në komunikacion dhe mungesa e pasjes së sigurimit kush i barë pasojat?
Sami Mazreku: Siç e potencova edhe më lartë, të gjitha demet që shkaktohen nga automjetet e pasiguruara, demet i mbulon Fondi i Kompensimit, por më pastaj fondi përmes procedurave kërkon rimbursim nga qytetari që ka shkaktuar aksidentin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe