LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiqtarët propozon masa për luftimin e coronavirusit

Aleanca për Shqiqtarët propozon masa për luftimin e coronavirusit

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “për shkak se situata e krijuar nga pandemia COVID 19 është situatë komplekse që kërkon përkushtim maksimal për tejkalimin e të njëjtës me sa më pak pasoja shëndetësore dhe ekonomike”.

“Prandaj, Aleanca për Shqiptarët me gjithë ekspertët nga fusha të ndryshme brenda partisë propozon disa masa për luftën me këtë sëmundje: Riorganizimi i reparteve të infektologjisë me kapacitete më të larta absorbuese për pacientë me COVID-19 duke adaptuar edhe repartet tjera në spitalet klinike në Tetovë dhe në Shtip, ku do të trajtoheshin edhe raste të rënda që kanë nevojë edhe për ventilim të asistuar me respirator, trajnim i kuadrit të profilizuar mjekësor për përdorimin e respiratorëve, që do të fillonte urgjentisht nga java që vjen’, shprehen nga ASH.


Ata thonë se duhet edhe furnizim me teste të shpejta dhe testime masovike nëpër të gjitha qytetet sipas rekomandimeve të reja të OBSH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Thirrje për angazhim të profesionistëve që janë pa punë dhe duan të ndihmojnë. Të bëhen lista të gatshme dhe në rast nevoje të angazhohen. Urgjentisht dhe pa humbur kohë të shtohen masat për mbrojtjen e personelit mjekësor duke siguruar mjete bazë për mbrojtjen e tyre”, shprehen nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori