LAJMI I FUNDIT:

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve vazhdon deri më 12 prill

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve vazhdon deri më 12 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që  vendimi për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, si pasojë e epidemisë së coronavirusit, mbetet në fuqi deri më 12 prill 2020.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, thuhet se situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:


Kryeministri në detyrë i Qeverisë së  Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrë mbledhjen e 22-të korresponduese për të shqyrtuar vendimet rreth masave për parandalimin e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë me infeksionin e virusit korona, COVID-19.

Në mbledhje, Qeveria në detyrë ka vendosur që:

– Vendimi Nr.01/07 i datës 11.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin 01/16 të datës 26 mars 2020);

– Vendimi Nr. 01/09 i datës 13.03.2020;

– Vendimi Nr. 01/10 i datës 14.03.2020;

– Vendimi Nr. 01/11 i datës 15.03.2020;

Do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, deri në një vendim tjetër.

Ndërsa vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/15 i datës 23.03.2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 02/17 të datës 27.03.2020 për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, mbetet në fuqi deri më datë 12.04.2020.

Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.

Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori