Ekonomia e Eurozonës është në një rënie të pashembullt dhe tkurrjet mund të thellohen edhe më tej pasi mbyllja e aktivitetit ekonomik dhe social, për të kontrolluar Coronavirusin po zgjatet.
IHS Markit ka publikuar së fundi një raport të shërbimeve dhe pikave të prodhimit dhe atje vihet re se një tkurrje vjetore ekonomike prej rreth 10 për qind. Madje sipas publikimit besimi i biznesit ka rënë në nivele të tilla, që humbja shihet si e pashmangshme, përcjell Telegrafi.
Vlerësimi parashikon një javë të zymtë për ekonominë e Evropës, ku shifrat treguan se prodhimi ishte në një recesion të thellë, në një kohë kur papunësia rritet dhe mijëra kompani në Gjermani kanë shkurtuar orë të tëra pune.
Indeksi i blerjeve të Markit ra në 29.7 në muajin mars, edhe më i ulët se sa vlerësohej fillimisht. Kjo është ulur nga 51.6 në muajin shkurt dhe shumë më poshtë se 50, linja që ndan rritjen nga tkurrja. Pothuajse çdo vend në anketim kishte një lexim të ulët në vlera rekord. Masa për shërbimet, e cila përfshin hotele dhe restorante ra n 26.4, ndërkohë që Italia kishte humbjet më të thella, ku për marsin u vlerësua vetëm me 17.4 pikë.
Rënia vihet re sidomos në turizëm dhe bizneset e kohës së lirë dhe argëtimit, të cilat tani janë mbyllur si pjesë e masave kombëtare të distancimit social. Shumë vende po zgjasin gjendjen e tyre të jashtëzakonshme, pasi numri i vdekjeve nga shpërthimi vazhdon të rritet.
“Asnjë vend nuk po i shpëton rënies së thellë. Por rënia veçanërisht e madhe në sektorin e shërbimeve në vetëm 17.4 pasqyron pamjen e errët të gjërave pasi izolimi të ketë përfunduar në muajt e ardhshëm, kur gjërat nuk do kthehen më kurrë në gjendjen e mëparshme”, tha Chris Williamson, kryekonomist i biznesit në IHS Markit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe