LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa promovohet edhe në autobusët e famshëm të Londrës

Dua Lipa promovohet edhe në autobusët e famshëm të Londrës
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po e shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.

Ndonëse e publikoi në kushte karantine dhe u detyrua ta shtyjë turneun e saj të promovimit, Lipa prapëseprapë është e lumtur që albumi i saj i ri është pritur mirë nga fansat.


Albumi është promovuar gjithandej nga platformat digjitale të muzikës, teksa nuk po mungon edhe nëpër banerët e kryeqyteteve të mëdha, ndonëse janë të gjitha pothuajse në izolim.

Dua Lipa (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Albumi “Future Nostalgia” gendet tashmë edhe në banerat e autobusëve karakteristikë të Londrës – reklamë e cila është mundësuar nga platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Dua Lipa godet politikën britanike në intervistën për 'The Guardian': Nëse Brexiti do ndodhte në vitet 90', familja ime nuk do të mund të ikte nga Kosova
Lexo po ashtu Dua Lipa godet politikën britanike në intervistën për 'The Guardian': Nëse Brexiti do ndodhte në vitet 90', familja ime nuk do të mund të ikte nga Kosova

Dua ka rishpërndarë videon e publikuar nga stilisti i saj, Lorenzo Posocco, i cili rastësisht ka parë reklamën e këngëtares shqiptare në një prej autbosuëve të famshëm londinezë, që po kalonte pranë shtëpisë së tij.

“Kjo është Dua Lipa”, shkruhej në banerin promovues të artistes shqiptare, e cila tashmë ka shumë emër në botë.

Dua përndryshe ka mbetur në Londër me të dashurin dhe familjen e saj, pas një tentative të dështuar për të shkuar në New York, shkaku i anulimit të fluturimeve në ditën kur ajo planifikoi të largohej. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: The Guardian)

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori