LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez flet për sëmundjen e saj mendore dhe se si e bëri trajtimin e saj

Selena Gomez flet për sëmundjen e saj mendore dhe se si e bëri trajtimin e saj
Selena Gomez (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, është treguar gjithnjë e hapur me fansat e saj.

Njëlloj ajo veproi edhe në një lidhje direkte së fundmi me kolegen e saj, Miley Cyrus, në një transmetim të drejtpërdrejt për Bright Minded të premten e 3 prillit.


Gomez tregoi haptazi se vuan nga çrregullimi bipolar, i cili tashmë prek miliona njerëz në mbarë globin.

Selena Gomez (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja bëri të ditur se diagnozën e saj e mori në Spitalin McLean, i cili është një nga institucionet më të mira të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tutje, Sellena tregoi se të kesh sa më shumë informacion e ndihmoi atë të mos jetonte më nga frika e sëmundjes mendore.

“Kur kam më shumë informacione, më ndihmon në të vërtetë, nuk më tremb pasi ta di… Kur më në fund thashë ato që do të thoja, doja të dija gjithçka për të dhe më largoi frikën”, tha ajo.

Selena Gomez (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

“Kur isha më e re, unë u tremba nga stuhitë dhe nëna ime më bleu të gjitha këto libra rreth stuhive dhe ajo më tha: ‘Sa më shumë të edukosh veten për këtë, aq më shumë nuk do të kesh frikë’. Ka funksionuar plotësisht. Kjo është diçka që më ndihmon shumë kohë,”, ka treguar më tej këngëtarja.

Për çrregullimet bipolare shumë të famshëm në botë nuk kanë hezituar të flasin hapur, e një ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori