LAJMI I FUNDIT:

Kastro Zizo së shpejti publikon albumin “Karantina”

Kastro Zizo së shpejti publikon albumin “Karantina”
Foto: Kastro Zizo/Instagram

Gjendja aktuale në botë duket se ka inspiruar artistë të shumtë, jo vetëm në prodhimin e projekteve muzikore, por edhe në emërimin e tyre.

Kastro Zizo është njëri nga artistët, i cili ka vendosur që albumin e tij ta titullojë “Karantina”, emër ky që po qarkullon në mbarë botën.


Përmes rrjetit social Instagram, kantautori ka bërë të ditur se albumi i tij do të lansohet ditën e nesërme (e shtunë).

Ky album do të jetë në bashkëpunim me DJ Vinsmoker, i cili do të publikohet në ‘Loudcommedia’, e që sipas Kastros do të dëgjohet në çdo vesh të botës.

Sa i përket muzikës në të cilën ata kanë punuar, Kastro thekson se është më ndryshe nga që jemi mësuar të dëgjojmë vërdallë.

Ndërkaq, “Karatina” do të jetë një përzierje e ndryshme e zhanreve muzikore dhe do të publikohet në të gjitha platformat digjitale. /Telegrafi/