LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e botës në izolim nga coronavirusi, karantinim dhe orë policore në më shumë se 90 shtete – 3.8 miliardë njerëz mbyllen

Gjysma e botës në izolim nga coronavirusi, karantinim dhe orë policore në më shumë se 90 shtete – 3.8 miliardë njerëz mbyllen

Pandemia e coronavirusit po përhapet nëpër botë dhe deri më tani në nivel global, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi një milion, kurse i të vdekurve më shumë se 50 mijë.

Kështu një numër i madh i qeverive kanë vënë masat preventive që do të kontribuonin në parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit, e sipas të dhënave më të fundit 3.8 miliardë njerëz në mbarë botën janë futur në karantinë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Zëri i Amerikës, fjala është për gjysmën e popullsisë së botës, ku shumicës prej tyre u është bërë thirrje apo më mirë thënë janë urdhëruar të qëndrojnë në karantinë me qëllim të parandalohet përhapja e COVID-19.


Zëri i Amerikës ka publikuar disa të dhëna zyrtare duke u thirrur në AFP, ku kë bërë të ditur se masat preventive nënkuptojnë karantinim të obligueshëm apo të propozuar, si dhe ora policore që tani po aplikohet në më shumë se 90 vende të botës.

Tek afro 2.78 miliardë banorë në 49 vende të ndryshme të botës, aktualisht po aplikohet karantinimi i obligueshëm dhe me këtë detyrohen të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Në Evropë siç është Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja tashmë i ka në fuqi këto masa preventive, kurse masa të ngjashme po aplikohen në vendet e Azisë, Indi, Nepal e Shri Lankë.

Në pjesë të caktuara të SHBA-ve, gjithashtu vlejnë këto masa të karantinimit, e madje as Zelanda e Re nuk është kursyer nga këto masa.

Por edhe pse coronavirusi ka mbërritur shumë më vonë në Afrikë, vendet si Maroku dhe Afrika e Jugut kanë filluar të aplikojnë këto masa.

Edhe Eritrea i është bashkuar kësaj liste gjatë të mërkurës, pasi që janë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për 21 ditë.

Në shumë vende dalja nga shtëpia mund të ndodh vetëm nëse posedojnë leje të veçantë, që ua mundëson atyre të shkojnë në punë, blejnë ushqimi apo të vizitojnë mjekun.

Në të paktën 10 vende tjera që në total numërojnë 600 milionë banorë, qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpi, por kjo masë nuk është e obligueshme. Njëjtë është duke vepruar Gjermania, Kanadaja, Meksika dhe Irani.

Në të paktën 26 shtete tjera që jetojnë rreth 500 milionë banorë, është vënë ora policore, ku qytetarët obligohen të qëndrojnë nëpër shtëpi për 24 orë. Kjo metodë në masë të madhe aplikohet në vendet e Afrikës përfshirë Keninë, Egjiptin dhe në Mali si dhe në ato të Amerikës Latine siç është rasti i Kilit, Panamasë dhe Porto Rikos.

Kujtojmë që sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në botë jetojnë 7.8 miliardë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Botë
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë

Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë

Amerika
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Kalo në kategori